HomeShowbiz

Gjithçka çfarë duhet të dini për mbrëmjen e ‘Met Gala 2019’

Mbrëmja e famshme e ‘Met Gala’ është vetëm 1 muaj larg dhe të gjithë janë kureshtarë se si do të vishen këtë vit VIP-at në tapetin e kuq. Ajo zhvillohet gjithmonë të hënën e parë të muajit maj dhe këtë vit i takon datës 6 maj.

Thelbi i natës gala qëndron tek dashuria për të çuditshmen, ekzagjerimin dhe artificialen, ndërsa organizuesit e tij janë drejtori artistik i ‘Gucci-it’, Alessandro Michele, Harry Styles, Lady Gaga, Serena Williams dhe si çdo vit tjetër kryeredaktorja e revistës ‘Vogue’, Anna Wintour. Pritet që në mbrëmjen e 6 majit të jenë prezentë të gjithë yjet e showbiz-it ndërkombëtar si Nick Jonas, Blake Lively, Ryan Reynolds etj.

Sipas ‘Cosmopolitan’, biletat këtë vit kanë një çmim prej 35.000 mijë dollarësh ndërsa rezervimi i një tavoline kushton nga 200.000 deri në 300.000 dollarë.

Më poshtë ju sjellim disa prej veshjeve të VIP-ave ndërkombëtarë disa vite më parë në mbrëmjen e ‘Met Gala’.


TË NGJASHME