HomeSport

“Gjithçka duhet të mbyllet deri në 3 gusht”, Ceferin tregon planet për sezonin e mbetur futbollistik

Sezoi futbollistik duhet të mbyllet. Edhe pse situata në botë është e komplikuar nga përhapja e koronavirusit, UEFA i ka idetë e qarta për mbylljen e këtij sezoni. Sipas numrit 1 të UEFA, Aleksander Ceferinka dhe një afat që nuk duhet kaluar për mbylljen e sezonit. Brenda datës 3 gusht çdo gjë duhet të jetë mbyllur, në të gjitha kompeticionet.

Për të realizuar këtë gjë në planet e UEFA janë shumë opsione, ku ai më i pëlqyeri është që ndeshjet më mirë të luhen pa tifozë, sesa të mos luhen fare. “Mund të luhet me këtë sistem, ose me eliminim direkt. Për momentin qëndron teorikisht edhe mundësia e “Final Eight” apo “Final Four”. Sigurisht, pëpara futbollit vjen shëndeti. Vendimi më I gabuar do të ishte ai për të luajtur duke rrezikuar futbollistët, tifozët dhe arbitrat. Por nëse është e sigurt se nuk rrezikohet shëndeti, atëherë nuk shoh asnjë problem. Sporti sjell energji. Kemi nevojë për sport. Njerëzit janë nervozë dhe në ankth. Sidoqoftë, mendojmë se është më mirë të luhet me dyer të mbyllura dhe njerëzit të shohin futboll në televizion”, është shprehur Ceferin, që ka theksuar se çdo gjë varet nga qeveritë e vendeve dhe autoritetet ërkatëse.


TË NGJASHME