HomeSport

Gjithçka në normalitet, rikthehet dominimi i favoritëve në La Liga

Në javët e para të La Liga, u vu re një surprizë e madhe ku ekipet që kanë dominuar prej kohësh kampionatin patën vështirësi në nisjen e tij. Mirëpo, duket se çdo gjë është kthyer në normalitet dhe Barcelona, Real e Atletico Madrid janë kthyer në vendet e para të renditjes.

Lionel Messi ka marrë “për dore” ekipin, duke i dhënë tre pikë “të arta”, në ndeshjen ndaj Celta Vigo dhe duke i dhënë në këtë mënyrë edhe kreun e renditjes. Falë kësaj fitoreje, katalanasit gjenden në vendin e parë me pikë të barabarta me Real Madrid, por me golavarazh më të mirë.

Nga ana tjetër, edhe madrilenët duket se kanë lënë pas krizën e fillim sezonit dhe kanë rigjetur një formë të mirë. Hazard ka fituar besimin e trajnerit dhe tifozëve, duke zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, në fitoren 4-0 kundër Eibar.

https://www.youtube.com/watch?v=1k5ZxdEMiZE

Kthehet bindshëm në garën për titull edhe Atletico Madrid.Të besuarit e Diego Simeones bënë një paraqitje të shkëlqyer të dielën për të fituar 3-1 në shtëpinë e tyre kundër Espanyol.

https://www.youtube.com/watch?v=cytCUIvD-7Q

Në vendin e katërt të renditjes dhe me pikë të barabarta me Atletico Madrid është ngjitur Sevilla. Kjo e fundit triumfoi 2-1 në derbin kundër Betis, duke forcuar pozitat e saj në zonën Champions.


TË NGJASHME