HomeLifestyle

Gjithë pyetjet që ‘mundojnë’ të lidhurit në ditët e festave

E keni parasysh atë ndjesinë që ju kap prag festave nëse jeni në një lidhje? Zakonisht, gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri çiftet bëjnë pyetje nga më të ndryshmet, që “studiuar” në nivel makro, janë thuajse të ngjashme.

Në këto ditë, njerëzit ngrenë dilemat më të madha, por cilat janë do thoni ju?!

1. “A mos është akoma herët ta çoj të dashurën/in në shtëpi për Vit të Ri?”

Nëse keni patur një lidhje të qëndrueshme, e sigurt që e keni menduar pyetjen më sipër. E mira është të mos ftoni askënd në shtëpinë tuaj nëse nuk keni ndërmend t’i qëndroni besnikë për gjatë. Nëse është diçka serioze dhe thjesht s’jeni shumë të sigurt, është më mirë për të gjithë të prisni.

2. “Nëse të dy jemi në qytet për festa, a ta takoj?!”

Ah nostalgjia. Festat i rikthejnë të gjithë në shtëpi, përfshi këtu edhe dashuritë e vjetra. Ti dhe ai jeni ndarë, jetoni në vende të ndryshme, por Krishtlindjet sjellin kujtime…Bëni si ta ndjeni, por mos harroni që pushimet mbarojnë shpejt dhe kush do kujdeset për një zemër dyfish të thyer?

3.” Si ta mbaj të interesuar për mua gjatë pushimeve?”

Nëse do kaloni disa kohë të mira larg tij/saj, sigurisht që i mendoni këto. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të ktheni komunikimin mes jush në prioritet kryesor.

4. “Çfarë të rejash nga lidhja ime duhet të ndaj me familjen?”

Përgjigjuni shkurt dhe thoni gjithçka që doni të thoni. Tregoni gjëra të përgjithshme, sepse askujt s’i hynë në punë detajet.

5. “A duhet ta pranoj ftesën për të takuar familjen e tij!?”

Kishe plot një vit për ta menduar këtë, por nejse…Sërish, nëse s’je e sigurt thuaj JO me elegancë.


TË NGJASHME