HomeSport

Gjithmonë në qendër të vëmendjes, Wanda Nara pozon nudo

Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardit, Wanda Nara dinë si të qëndrojë gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Vitin e kaluar Wanda ishte protagoniste pothuajse për pjesën më të madhe të vitit. Ajo u kritikua ashpër nga analistët e futbollit, por edhe tifozët në lidhje deklarimet e shumta që bënte në dëm të Interit dhe lojtarëve zikaltër, në emisionin italian “Tiki Taka”. Por duhet pranuar se përveç se e zonja në profesion, Wanda Nara provokon me fotot mjaft provokuese të cilat i nxjerrin në pah asetet e saj bombastike.

Së fundmi argjentinasja është duke kryer disa pushime në Maldive, vend nga  i cili ka postuar foto mjaft interesante. Por foto e fundit e postuar nga modelja, lë shumë vend për fantazi. Ajo ka pozuar nudo në dush, ku në postimin e saj ka shkruar “Duke pritur episodin e parë”. Nuk është e qartë se çka dashur të shprehë Wanda me këtë postim, por koha do të sqarojë gjithçka.


TË NGJASHME