HomeTeknologji

Gjoba milionëshe për Samsung dhe Apple

Apple dhe Samsung janë gjobitur me sasi të mëdha parash, për ngadalësimin me qëllim të pajisjeve të tyre.

Sipas medieve të huaja, të dy kompanitë janë gjobitur nga 10 milionë euro, përkatësisht 5 milionë euro nga hetuesit në Itali për atë që ata po e quajnë ‘vjetërsimin e planifikuar’ të celularëve.

Në thelb, kjo do të thotë se ata kanë ndërtuar telefonat me synimin e drejtpërdrejtë që ata të ngadalësojnë me kalimin e kohës, duke ju detyruar juve që të blini një të ri.

Hetimi u nis në janar nga organi italian përgjegjës për monitorimin e konkurrencës midis kompanive, dhe ata zbuluan se përditësimet e softuerit nga të dy kompanitë në të vërtetë kishin një efekt të dëmshëm në punën e pajisjeve të tyre.

Siç thuhet tutje, kushdo që ka zotëruar ndonjëherë një prej telefonave të Apple ose Samsung, duhet patjetër të njihet me “vdekjen e pashmangshme” të telefonit të tyre, pa fajin e përdoruesit.

Mbikëqyrësi italian gjeti se ‘Apple dhe Samsung kanë zbatuar praktika tregtare të pandershme’.

Gjithashtu zbuloi se përditësimet e caktuara për sistemet operative “shkaktuan keqfunksionime serioze dhe performanca të reduktuara dukshëm, duke përshpejtuar zëvendësimin e telefonave”.

 


TË NGJASHME