HomeSociale

Gjobiten 165 shtetas në vetëm 4 orë, Policia ka një apel

Policia e Shtetit ka gjobitur 165 shtetas për shkak se nuk iu bindën urdhrit të qeverisë për të mos lëvizuar nga shtëpitë pas orës 10:00.

Prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas në të gjithë vendin, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Me anë të një deklarate për mediat policia e shtetit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

Deklarata e plote:

Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.

Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME