HomeShowbiz

Gjobitet Televizioni Ora News, Sonila Meço shkeli rregullat e pandemisë gjatë emisionit të saj

Televizioni Ora News është gjobitur ditën e sotme pasi Sonila Meço ka shkelur rregullin duke ftuar më shumë se një person në studion e emisionit ‘Tempora’.
Drejtuesja e emisionit ka shprehur revoltën ndaj gjobës duke thene se vendimi për të mos pasur më shumë se 1 të ftuar është një alogjikë dhe se nuk është i bazuar në asnjë vend tjetër në Evropë.

Meço është shprehur gjatë një interviste për Ora News se rregullat e miratuara kanë një pikëpyetje të madhe dhe se ky problem mund ti ndodhë çdo media nesër.

Në një moment kaq të vështirë që kalon Shqipëria kur kemi vendime që më herët dalin në facebook se sa në Fletoren Zyrtare, prandaj ne duhet të bëjmë transparencë. Si mund të realizohen programe të tilla, kur bota po hapet dhe vende të ngjashme me ne po ndjekin tjetër shembull. I gjithë ansambli i rregullave ka pikëpyetje të mëdha. Nuk kemi parë akoma se cili është ky komunitet teknik që merr vendimet. Në një vend që periudha e fatkeqësisë natyre nga 30 ditë është bërë 60 ditë, kur nuk kemi një Gjykatë kushtetuese dhe kemi probleme të tjera. Shqetësimi im është që ky problem nesër do të jetë edhe i medieve të tjera”– është shprehur Sonila.


TË NGJASHME