HomePolitikë

Gjonaj: Ndryshimet në Kodin Penal për të mbrojtur jetën e qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nga Kuvendi vlerësoi masat e marra nga qeveria në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Gjonaj tha se edhe ndryshimet në Kodin Penal i shërbejnë këtyre masave.

Masat nuk kanë në thelb ndëshkimin, shtoi Gjonaj, por mbrojtjen e jetëve njerëzore.

“Po jetojmë në një situatë të pazakontë, jo vetëm ne por e gjithë bota. Është e vërtetë që jemi në javën 6 të kësaj epidemie por po e përballojmë me qetësi dhe eficensë. Masat e marra nga qeveria dhe ministira e Shëndetësisë ishin të duhurat. Edhe ministria e Drejtësië mori disa masa për lirimin e të burgosurve me rrezikshmëri të ulët, në përgjigje të përballimit të situatës. Lirimi i tyre ul popullimin në burgje.

Mirënjohje stafit në burgje që në kushte të vështira jo vetëm kanë kryer punën e tyre por kanë sakrifkuar mbi veten dhe familjen e tyra. Puna e tyre vështirësohet kur lajme të rreme përhapen nga media të ndryshme për raste Covid 19 në burgje, iu bëj thirrje për maturi, pasi lajme të tilla sjellin panik tek të dënuarit dhe familjarët e tyre. Propozimet në kod nuk kanë në thelb ndëshkimin e qytetarëve, por mbrojtjen e jetës së qytetarëve, këto ndryshime duhet të ishin bërë më parë sin ë shumë vende të tjera”,- tha Gjonaj.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME