HomeShowbiz

Gjon’s Tears në gjysmëfinale, këngëtari shqiptar mahnit jurinë e ‘The Voice of France’

Këngëtarët shqiptarë e kanë vërtetuar se mund t’ja dalin të kenë sukses edhe në skena të mëdha, kjo vetëm nga talenti i tyre. Gjon’s Tears është një nga artistët më të ri, i cili momentalisht konkuron në ‘The Voice of France’ dhe duket se ia ka arritur të bëhet pjesë e gjysmëfinales. Gjon është prezantuar me këngën “Rocket Man” nga Elton John dhe ka mahnitur jurinë dhe publikun me zërin e tij. Videoja e performancës në ‘Youtube’ ka arritur një numër të madh shikueshmërie, ku dhe nuk mungojnë dhe komentet përgëzuese të ndjekësve të programit. Kujtojmë se Gjon ka mamanë nga Tirana dhe babain nga Kosova, por vetë ka lindur në Zvicër. Gjatë këtij edicioni të ‘The Voice Kids’ në Albania, Gjon ishte dhe i ftuari special gjatë një nate në finale, ku performoi këngën e tij të parë ‘Babi’.



TË NGJASHME