HomeShowbiz

Gjuetarët e Thesarit/ E gjetaaa… Ja kush gjuetar e zbuloi indicien për në episodin tjetër

Menjëherë pas indicies së parë, ku Silvi Fort ia lehtësoi punën gjuetarëve, pa u lodhur për ta kërkuar, erdhi momenti që 8 konkurrentët të gjenin vetë indicien e dytë për t’i çuar drejt lokacionit tjetër.

Indicien duhet ta gjenin në lokacionin e parë që ishte Kalaja e Rozafës në Shkodër e mbasi ta gjenin do duhej të shkonin drejt vendit tjetër.

Mbas ndarjes në dy grupe që ishin Xhoi, Uendi, Ana dhe Eltoni si dhe grupi tjetër me Levinën, Frojsin, Malfredon dhe Irmën duhet të kërkonin për indicien e radhës dhe me anë të kërkimeve të shumta në kala rezultoi se Uendi, pjesë e grupit të parë, arriti të gjente indicien duke i ardhur në ndihmë jo vetëm grupit të saj por edhe grupit tjetër.

Uendi gjatë rrëfimeve u shpreh se nuk e priste këtë nga vetja dhe në fytyrën e saj u duk gëzimi e befasia e gjetjes së indicies.

“E gjeta unë indikacionin dhe momenti kur pashë në vrimë, pashë një letër, thashë më duket se e gjeta. U gëzova shumë domethënë nuk e prisja nga vetja, po kur thashë e gjeta, të gjithë u bashkuam, grupi, ata u gëzuan shumë. Nuk e prisnin, realisht edhe ata nuk e prisnin, por që ndodhi domethënë e gjetëm ne dhamë ne atë shenjën e parë por që presim të japim shenjën e dytë”, shprehet e lumtur dhe e habitur njëkohësisht Uendi.


TË NGJASHME