HomeShowbiz

Gjuetarët e Thesarit/ Frojsi i hedh kunja Eltonit dhe Xhoit: Ata të dy rrinë bashkë më shumë se ç’duhet

Startoi ditën e djeshme reality show “Gjuetarët e Thesarit”, ku nuk munguan debatet, sfidat dhe intrigat mes konkurrentëve.

Ajo që ra menjëherë në sy ishte dhe ndarja në grupe, duke filluar me ndarjen e madhe që ishin: Eltoni, Xhoi, Uendi dhe Ana si dhe grupi tjetër: Levina, Irma, Frojsi dhe Malfredo.

Por u pa edhe një afrim më i madh mes dy pjesëmarrësve, mes dy djemve të grupit të parë, që ishin Eltoni dhe Xhoi, e kjo nuk kaloi me kaq, duke bërë Frojsin të dyshonte për afrimin e tyre. Ishte pikërisht kjo fjala e tij ndaj tyre:

“Janë ata dy tipat, Toni dhe Xhoi. Rrinë shumë afër ata, rrinë shumë shumë afër ata, edhe nuk e di më duken njëçik si kështu, të lëvizur, janë tipa ëëmm… e ke parasysh, tipa që e duan shumë shumë fort njëri-tjetrin, çik më shumë seç duhet”, u shpreh gjatë rrëfimeve Frojsi.


TË NGJASHME