HomeTeknologji

Gjuha e urrejtjes dhe bulizmi, “Reddit” ashpërson rregullat

Në rrjetin social Reddit, përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe në veçanti bulizmi, do të eliminohen dhe përdoruesit e tyre do të paralajmërohen.

Me rritjen e numrit të rregullave, do të bëhen kontrolle më të ashpra, në përpjekje që të gjithë të jenë të lirë të shprehin mendimet e tyre në postime.

“Këtu përfshihet çfarëdo shkrimi, që do të bënte dikë të mos ndjehet mirë apo të ofendohet nga ndonjë bisedë dhe të detyrohet të largohet” thuhet në raport.

Derisa nuk janë bërë specifike rregullat, bëhet e ditur se zhdukja e bulizmit është ndër qëllimet kryesore në Reddit, derisa që tani janë paralajmëruar shumë grupe.

Komuniteti kontrovers ‘Incel’, që paraqesin një subkulturë të veçantë, e që zakonisht komentet e veta i shoqërojnë me ofendime ndaj të tjerave, janë të parët që janë paralajmëruar për kujdesin ndaj gjuhës së përdorur.

Shumë grupe tjera pritet të marrin paralajmërim, se nëse vazhdojnë me të njëjtën praktikë, llogaria në Reddit mund t’ju mbyllet deri në një vendim tjetër.


TË NGJASHME