HomeRajon

Gjuriç në Kosovë, takohet me kryetarët e komunave të veriut

Në kuadër të festës së serbëve, atë të Vidovdanit, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, pas vizitës në Universitetin e Mitrovicës, do të takohet sot edhe me kryetarët e katër komunave nga veriu i vendit në prag të asaj që po quhet ‘krizë humanitare’.

Gjuriç raportohet se do të takohet sot në orën 12:00 në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut me kryetarët e katër komunave nga veriu i Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas Zyrës së Gjuriqit, ka marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”.

Drejtori i zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në Zubin Potok.

Madje ai ka paralajmëruar qindra projekte për serbët e veriut.

“Shteti i Serbisë i cili është duke zbatuar 149 projekte  mbështetëse në Kosovë deri në fund të vitit kjo shifër do të rritet në mbi 350 projekte të ndryshme, të tilla si furnizimi me ujë këtu në Zubin Potok, të cilën sot po e vëmë në funksion”, citohet të ketë thënë Gjuriç.

Sipas tij, ndërtimi do të vazhdojë edhe në rrjetin sekondar të këtij ujësjellësi, i cili siç u shpreh ai do të  sigurojë edhe presion në burimet ujore për qytetarët e veriut.

Pas këtij adresimi, Gjuriç është takuar pa praninë e mediave me përfaqësuesit e serbëve në veri.

Ndërkohë, nga ministria e Punëve të Jashtme kanë paralajmëruar se nëse Gjuriç nuk i përmbahet agjendës së përcaktuar, atëherë ai do të arrestohet.


TË NGJASHME