HomeLajmi i Fundit

Gjykata e Elbasanit shpall moskompetencë, dosja e pedagogut i kalon Krimeve të Rënda

Gjykata e Elbasanit ka shpallur moskompetencë në lidhje me çështjen e profesorit të Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, i cili pak ditë më parë, u denoncua se i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të notës.

Kjo gjykatë ka caktuar që çështja në ngarkim të profesorit të arrestuar t’i kalojë tashmë Prokurorisë për Krimet e Rënda.

denis-himcja

Më herët gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ me 10 ditë, por  gjatë seancës së sotme, gjyqtari vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në “burg pa afat”./BW