HomeRajon

Gjykata e Hagës vendos burg përjetë për Radovan Karaxhiç

Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm, Radovan Karaxhiç.  Gjykatësit e Apelit të Kombeve të Bashkuara hodhën poshtë kërkesën e tij për rigjykim dhe duke patur parasysh krimet e tij gjykatësit ia zgjatën dënimin, duke vendosur për burgim të përjetshëm.

Karaxhiq ishte dënuar në 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995. Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës Botërore.


TË NGJASHME