HomeLajmi i Fundit

Gjykata e la të lirë, por prokuroria kërkon arrest me burg për Ervin Matën

Prokuroria e Tiranës nuk ka rënë dakord me vendimin e gjykatës për të lënë të lirë biznesmenin Ervin Mata, i përfshirë në ngjarjen e ndodhur me 4 tetor në ish-Bllok.

Organi i akuzës ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në “arrest me burg”.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.