HomeSociale

Gjykata e Lartë me 2 anëtarë, qindra dosje pezull

Gjykata e Lartë vijon të jetë jashtë funksionit. E reduktuar në vetëm dy anëtarë, Gjykata e Lartë mbetet e bllokuar, duke lënë ‘pa drejtësi’ mijëra qytetarët.

Pjesa tjetër e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë shkarkuar nga Vettingu.

Në një lidhje direkte nga Gjykata e Lartë, duke treguar dyert e mbyllura gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se në arkivin e Gjykatës së Lartë, mijëra dosje priten të shqyrtohen. Mes dosjeve janë edhe ato të personave për të cilët kërkohet ekstradimi. Për këto dosje nëse kalon afati, personat në fjalë mund të lirohen.


TË NGJASHME