HomePolitikë

Gjykata hedh poshtë akuzat, nxjerr fitues Trumpin

Një gjyqtar amerikan ka hedhur poshtë padinë e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels  kundër Presidentit Donald Trump.

Stormy Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, ka deklaruar më parë se ka kryer marrëdhënie seksuale me Trump në 2006.

Ajo paraqiti çështjen në gjykatë pasi presidenti shkroi në Twitter se Stormy kishte shpikur një histori se ai e ka kërcënuar duke i paguar heshtjen.

Por gjyqtari tha që postimi i Trump ishte e mbrojtur me Amendamentin e Parë, i cili garanton lirinë e fjalës.

Stormy Daniels u urdhërua gjithashtu të paguante tarifat ligjore të Trump, edhe pse shuma ende nuk është përcaktuar. Avokati i saj tha se do të apelonte kundër vendimit.

Trump ka mohuar çdo marrëdhënie me aktoren.


TË NGJASHME