HomeSociale

Gjykata italiane nuk tregon mëshirë për shqiptarët

Gjykata e Kasacionit mbështeti vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me vrasjen e Marco Montruccolime katërmbëdhjetë thika, më 2 shkurt 2015 në Forche di Puianello të Italisë, në shtëpinë ku jetonte vëllai i tij Matteo.

Dy shqiptarët Fatmir Hikaj dhe Daniel Tufa u dënuan respektivisht me 22 dhe 13 vjet burg. Vrasja u zhvillua mbrëmjen e 2 shkurtit 2015. Atë mbrëmje, vëllai i Markos, Matteo, i kishte kërkuar viktimës ndihmë, sepse sipas tij, shqiptarët (të cilët gjithmonë e kanë mohuar atë) donin ta mbanin me forcë gjatë procesit të shpërndarjes së drogës . Dhe kështu Marco kishte shkuar në shtëpinë e vëllait të tij në Forche di Puianello për t’i dhënë atij ndihmë gjatë takimit me dy shqiptarë. Mes palëve kishte shpërthyer një grindje . Një grindje e dhunshme kishte shpërthyer në fund të së cilës Marco  gjeti vdekjen, ndërsa vëllai i tij u plagos.


TË NGJASHME