HomePolitikë

Gjykata konfirmon në detyrë një tjetër kryebashkiak

Gjykata i ka konfirmuar mandatin kandidatit të Partisë Socialiste, Gjergji Goron në krye të Bashkisë së Himarës. Gjyqtari Skënder Haluci pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, e ka vlerësuar të ligjshëm mandatin e dytë të Goros.

Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme Gjykata e Durrësit rrëzoi kërkesën e kandidates socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit. Po ashtu edhe Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë konfirmimin e mandatit për Agim Kajmakun në Vorë.


TË NGJASHME