HomePolitikë

Gjykata kthen në detyrë kreun e komisariatit Cërrik

Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur rikthimin në detyrë të shefit të Komisariatit të Policisë në Cërrik, Bilal Semanaj i cili u pezullua pasi News24 publikoi foto të operaciont në Elbasan, ku RENEA zbuloi një arsenal me armë të sofistikuara. Bashkë me Semanajn u pezulluan nga detyra edhe edhe dy specialistë e një shef i krimeve.

Operacioni i publikuar në News24, u krye në Papër të Elbasanit, një ditë pas zgjedhjeve nga RENEA. Dyshohet se armët e sekuestruara janë përdorur edhe në krimet e kaluara. Armët dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në këtë zonë, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve, shenja këto, të cilat do të ndihmojnë Policinë e Shtetit dhe strukturat hetuese në zbardhjen e krimeve të shënuara në Elbasan.


TË NGJASHME