HomeLajmi i Fundit

Gjykata kthen për rigjykim çështjen, Tahiri: Kjo është padrejtësi

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të kthejë për rigjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Vendimi u mor nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Nertila Kosova dhe Dhimitër Lara.

Tashmë dosja do të kalojë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Aty do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese ndërkohë duhet theksuar fakti se ish-ministri Tahiri do të vijojë të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3 vite e 4 muaj shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit e cila sot e prishi atë për ta khyer sërish përballjen e Saimir Tahirit me drejtësinë.

Ish-ministri Saimir Tahiri foli për mediat pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rigjykim të çështjes së tij.

Duke e cilësuar si padrejtësi ai tha se në këtë proces gjatë kësaj kohe e kanë mbajtur këmbët e tij dhe se është i pafaj.

“Nuk e prisja rikthimi në pikën zero padrejtësi ,nëse ka dhe një njëri të dytë që zvarritet si unë më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam patur, është totalisht e pakuptimtë që të vazhdojë kjo thuajse tre vjet.

E kam kuptuar që çdo fjalë e imja u jepet kuptim ndryshe nga ajo se çfarë unë dua të them realisht. Ju jeni dhe të influencuar ndoshta nga historia ime politike. Tani beteja fillon nga e para, Gjykata e Lartë nuk ekziston, nuk e di. Gjykata tha prokuroria nuk ka zbatuar ushtrimin për ndjekjen penale se cilat janë unë nuk e di.Po kjo është padrejtësi, zvarritje. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi.

Unë si ministër i brendshëm i çoja presidentit listë emrash prokurorësh dhe gjyqtarësh që shkelnin ligjin e kam bërë publikisht jo nën rrogozë, nëse kjo më kthehet mbrapsht unë në këmbë do jem prapë, i lirë apo jo.

Më intereson drejtësia, kam luftuar, pa diskutim kam bërë gabime, u jap të drejtë atyre që thonë ly sfutet në burg ai që ndërton pa leje futet. Ua garantoj, skam bërë asnjë faj, kam kusuret e mia në politikë po kurrë faj.

Ika dhe si deputetet për tu përballur si qytetar, jo si ata vemjet që janë përballur si pushtetarë. Mirë se të vijën dhe të huaj, kushdo, s’do shkoj më me gjykim, të shkurtuar në këtë proces. Po ju them që jam i dedikuar për këtë proces është jeta ime, nuk është një ditë punë po jeta ime. Mua në këmbë më mbajnë këmbët e mia, dhe kokën time e kam mbi supet e mia. Ua garantoj që kam luftuar më shumë se të tjerët. Kjo është Shqipëria jonë”, tha ai.

Tahiri tha se ai e ka luftuar më shumë kanabisin se të gjithë ministrat e tjerë të marrë bashkë.

“Ja u garantoj se unë kam luftuar më shumë se të gjithë ata të tjerët të marrë bashkë. E vetmja gjë që i kam vendosur pikëpyetje vetes ishte, a duhet të ishim transparent aq sa duhet me atë që bënim deri në cdo bimë apo mund ti fshihnim dhe ju nuk merrnit vesh gjë dhe për rrjedhojë nuk kishte as debat. Unë zgjodha rrugën që të thoja të vërtetën publikun dhe njerëzve.” – tha Tahiri.

K.S/GotaNews