HomeLajmi i Fundit

Gjykata lë në burg pjesëtarin e grupit kriminal “Bajri”

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa.

35-vjeçari u arrestua dy ditë më parë si pjesë e grupit krimial “Bajri”. Mbi të rëndojnë akuzat “Paracaktim i rezultateve me gara sportive”, “Pjesëmarrje në grup kriminal dhe “Organizatë kriminale”.

Kujtojmë se Hysa u arrestua të shtunën në një shtëpi me qera në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku iu sekestrua një automjet “BMW Seria 3”