HomeLajmi i Fundit

Gjykata lë në burg të akuzuarit për përdhunimin e miturës nga Kavaja

Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” 7 të dyshuarit për marrëdhënie seksualegrup me të një të mitur 13-vjeçare nga qyteti i Kavajës.

Seanca, e cila u zhvillua paraditen e kësaj të hëne nga ora 10:30 deri në orën 13:00, u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parashikimeveKodit të Drejtësisë Penale për të miturit dhe Kodit të Procedurës Penale.

Si autorët, ashtu dhe viktima janë që të gjithë minorenë. Pas marrjes në pyetje të të akuzuarve, gjykata la në fuqi vendimin e mëparshëm të datës 1 shkurt për t’i mbajtur të miturit në burg, siç kërkoi edhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit.

Megjithatë, njëri nga të pandehurit vijon të jetë në kërkim, ndaj vetëm 7 u njohën me masën e sigurisë ndaj tyre.