HomePolitikë

Gjykata merr vendim për Saimir Tahirin

Gjykata për Krime te Rënda denon me 3.4 vite burg Saimir Tahirin per shperdorim detyre.

Tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda ka shkuar në sallën e gjyqit për të dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Edhe vetë Tahiri siç shihet edhe nga këto foto, ka shkuar në sallën e gjyqit.

Nëse Tahiri do të dënohet, ai nuk do të burgoset pasi do të jetë Gjykata e Apelit ajo që do të vendosë përfundimisht, pas ish-ministri po gjykohet në gjendje të lirë.

Më herët, Avokati mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm, Maks Haxhia, ka deklaruar se Tahiri është i pafajshëm, dhe se do të jetë çmenduri që gjykata të vendosë fajësi, pa asnjë provë, apo argument për ta deklaruar fajtor për tre akuza shumë të rënda.


TË NGJASHME