HomeLajmi i Fundit

Gjykata merr vendimin për shtatë nxënësit që kërcënuan dhe përdhunuan në grup të miturën

Gjykata e Durrësit mori sot vendimin ndaj shtatë studentëve të shkollës “Rilindja” në Kavajë. Ndaj tyre u mor masa arrest me burg ndërkohë që një 15 vjeçar, është ende në kërkim nga policia.

Mësohet se të shtatë të rinjtë janë arrestuar menjëherë pas kallëzimitngjarjes nga forcat e rendit. Adoleshentët akuzohen për veprën penale të kryerjes së “marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkollën 9-vjeçare, “Rilindja” në qytetin e Kavajës

Në vendimin e Gjykatës gjithashtu tregohet kronologjia se si vajza minorene është përfshirë në këtë vorbull, ku është detyruar nga ish i dashuri i saj që të kryej marrëdhënie seksuale me të tjerë minoren.