HomeRajon

Gjykata supreme, ja kë bën me përgjegjësi për Srebrenicën

Gjykata supreme në Holandë ka lënë në fuqi një vendim sipas të cilit, Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekjet në masakrën e Srebrenicës në Bosnje. Gjykata tha se shteti kishte 10 për qind faj dhe se kaq ishte probabiliteti që ushtarët holandez të mund të parandalonin vrasjet.

Forcat serbe të Bosnjës vranë gjithsej 8 mijë burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës në 1995. Holandezët ishin në mbrojtje të zonës së sigurt të Kombeve të bashkuara, kur trupat serbe hynë atje. Është e rrallë që një shtet të konsiderohet fajtor për dështimin e një misioni paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara.

Në 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të dorëhiqej.

Një grup të afërmish të viktimave, nënat e Srebrenicës, qëndrojnë pas aksionit të hershëm ligjor. Në padinë e tyre ato kërkonin pranim të përgjegjësisë dhe kompensim nga Kombet e Bashkuara po ashtu, por organizata u vendos se ishte imune nga përndjekja.

Një gjykatë apeli më herët e kishte përcaktuar masën e përgjegjësisë për Holandën në 30 për qind, por vendimi i gjykatës supreme, e ka reduktuar këtë shifër. Nëse forcat holandeze do t’i kishin lejuar njerëzit të qëndronin në territorin e tyre, do të kishte vetëm 10 për qind shanse që ata të mos binin në duart e serbëve dhe shteti holandez duhet të konsiderohet përgjegjës vetëm në këtë masë, tha gjykata.

Gjatë luftës në bosnje, 1992-1995, ushtria serbe u angazhua në një operacion spastrimi etnik. Mijëra myslimanë kërkuan strehim në Srebrenicë, që mbrohej nga forcat holandeze në kuadër të trupave të OKB. Por, paqeruajtësit, të armatosur lehtë, kapitulluan gjatë një ofensive të dhunshme dhe nxorrën qindra burra nga baza e OKB.


TË NGJASHME