HomePolitikë

Gjykata vendos për Saimir Tahirin, reagon ky i fundit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-policin nga Vlora, Jaeld Cela.

Gjatë kësaj seance Saimir Tahiri është nervozuar ndërsa prokurorët kanë kërkuar 2 javë kohë për pretencën.

“Nëse për ju është procedurë, për mua është gjithë jeta ime”, është shprehur ai.

Edhe për sot, seanca në ngarkim të tij është shtyrë, ndërsa e radhës është caktuar në 10 shtator, ora 9 e mëngjesit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Tahiri u shpreh se gjyqi i tij po zvarritej duke u shtyrë për herë të katërt, duke kaluar kështu cdo limit.

“Di të them që po zgjatet përtej cdo limiti. Jam i gatshëm ta mbroj veten cdo sekond, nuk e kuptoj si prokuroria nuk eshte e gatshme ne minuten me te pare qe i jepet arsyeja, te marre vendimin mbi parimin qe ose te denoje nje kriminel ose te lere te qete nje njeri te pafajshme”, tha ai.

“Ca t’ju them unë shtyhet për të katërtën herë kështu. Unë i kam parë letrat, i keni parë edhe ju, nuk ka asnjë gërmë më shumë se letrat që kam parë në shtator të 2017 kur kërkuan heqjen e imunitetit tim. Janë dy vjet humbje, në konsideratën time, për më shumë do i dëgjoni në seancë kur të lexohen edhe konkluzionet e prokurorisë edhe të miat

Për dokumentet e gjetura çfarë komenti keni?

Shyqyr që u gjetën dokumentet, ca të them të uroj prokurorinë që pas një jave arriti jo t’i gjejë, por ti përkthejë prapë? Se me duket joserioze ta trajtoj këtë çështje edhe me ju. Merre me mend ca ndodh me njerëzit, kur unë hajde kam mundësinë të flas para jush e të them ndonjë gjë, po ata që ulërasin e nuk dëgjohen?

Në shator shkojnë ngelësit, a do të kaloni ju?

Unë maksimumi në shkollë kam bërë 20% për mungesa, në vjeshtë nuk kam shkuar ndonjëherë, nuk shkova unë në vjeshtë, shkoi prokuroria.

Do jeni më i thinjur në shtator?

Kjo histori në fillimet e shtetit ka nisur me burra me musteqe e ka përfunduar me burra me botoks por unë nuk jam ky modeli”, u shpreh Tahiri.

tahiri

TË NGJASHME