HomeShowbiz

Gjykatësi refuzon kërkesën e Tekashi 69 për të dalë nga burgu për shkak të virusit

Tekashi 6ix9ine u përpoq të shfytëzonte një mundësi për të dalë nga burgu më herët pasi koronavirusi vazhdon të përhapet në sistemin e burgjeve, por gjyqtari nuk e pranoi kërkesën e tij. Por nuk është gjithçka e keqe.

Reperi i turpëruar pretendon se gjendjet e tij ekzistuese shëndetësore e bën atë të që të preket më shpejt nga virusi, por gjykatësi thjesht nuk ka juridiksion për ta nxjerrë atë. Sipas avokatit të Tekashit, Lance Lazzaro, ai pretendon se gjykatësi rekomandoi me forcë që ai të paraqiste kërkesën e tij në Byronë e Burgjeve.

Tekashi 6ix9ine pritet të dalë nga burgu në muajin gusht të këtij viti, por ashtu si Bill Cosby, ai dëshiron të përfundojë dënimin e tij nga shtëpia sepse ka astmë, dhe ka shumë frikë nëse rezulton pozitiv sepse mund të ketë komplikime nga koronavirusi.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME