HomeSociale

“Gjykimi i Europës dhe popullit po vjen”, Basha: Mos dëmtoni vëllezërit me uniformë…

Kreu i opozitës, Lulzim Basha foli sot për përgjimet e publikuara nga gazeta BILD, teksa tha se e gjithë Europa e di që Edi Rama është zgjedhur jo me votat e popullit, por nga bandat dhe krimi i organizuar.

Basha deklaroi se Rama është kryeministri i Avdylajve, dhe i ka shndërruar administratorët e shtetit si zagar në duart e kriminelëve.

“E gjithë Europa është shokuar nga përgjimet e publikuar nga BILD. Ato tregojnë se Rama është kryeministër ilegjitim, se qeveria e tij është qeveri ilegjitime.

Pushtetin nuk e mori me vota, e mori me krimin, kriminelët dhe bandat, e gjithë bota e di që sot sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo populli.

Vëllezër dhe motra, anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit nuk është fundi i betejës tonë. Nuk është as pak fundi i betejës tonë, është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar, për nëj Shqipëri si gjithë Europa”, tha Basha.

Kreu i opozitës ka kërkuar nga protestuesit të mos ushtrojnë dhunë ndaj policëve, pasi sipas tij këtë gjë e dëshiron Edi Rama.

“Mos ndërmerrni asnjë vendim që dëmton protestuesit apo vëllezërit tanë me uniformë, zemërimi juaj është i ligjshëm, por ka vetëm një njeri që do dhunë, dhe lutet për dhunë dhe ai është njeri që do t’i shpëtojë gjykimit të popullit, dhe ky është Edi Rama dhe banda e tij. Por gjykimit të Europës dhe gjykimi i popullit po vjen.

Kryeministri i Avdylajve e mori pushteti me dhunë dhe kërcënuan votuesit e opozitës, paguanin për votat dhe i trajtonin administratorët e pushtetit si zagarët e tyre, sepse të tillë i ka shndërruar Edi Rama. Kjo është vepra e kryeministrit të Avdylajve.

Me dhunë e ka marrë pushtetin dhe mendonte se me dhunë do e mbante pushtetin, i kapi të gjitha, Parlament, prokurorinë shërbimet sekrete, kapi organet e reja të drejtësisë, mendoi se do nënshtronte popullin, sot ka kapur çdo institucion bandat e Avdylajve dhe Edi Rama”, tha Basha.


TË NGJASHME