HomeSociale

Gjyqtari i Dajtit në vetting, i kontrollohen tre komponentët

Ishte radha e kryetarit të gjykatës se Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha për të dalë para vettingut. Ai iu nënshtrua të tre komponentëve të procesit, tek të cilët siç u kuptua gjatë seancës dëgjimore doli i pastër dhe pa probleme.

Për kriterin e pasurive komisionerët ju referuan raportit të ILDKPKI , i cili deklaron se gjyqtari ka burime të ligjshme për t’i justifikuar.

“Rezulton se gjyqtari Vjerdha i ka përfituar pasuritë përmes trashëgimisë nga e ëma”, thanë komisionerët, pavarësisht se gjatë verifikimeve janë konstatuar mospërputhje me sipërfaqet e deklaruara dhe kontratat e shkëmbimit. Gjatë hetimit administrativ komisioni i vettingut tha se Vjerdha posedon dy apartamente, një garazh, një njësi tregetare 40 metra katrore dhe një automjet.

Gjyqtari Fuat Vjerdha njihet ndryshe si njeri nga gjyqtarët e Dritan Dajtit, pqr tq cilin ai votoi kundër zbritjes së dënimit të tij. Vjerdha bashkë me Lindita Hoxhën vendosen kundër gjykimit të shkurtuar, ndërkohë që tre të tjerë, Petrit Aliaj, Aleks Nikolla dhe Skënder Damini vendosën të zbresin dënimin e përjetshëm për Dajtin duke lënë në fuqi dënimin me 25 vjet burgim.


TË NGJASHME