HomeSport

Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, federata…

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar gjyqtarët që do të gjykojnë sot në Gjirokastër sfidën mes Luftëtarit dhe Tiranës. Është vendosur që takimin do ta gjykojë një treshe ndërkombëtare, pra gjyqtarë të FIFA-s. Kryesorë do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi. Gjyqtari i katërt do të jetë Olsid Ferhataj. Jorgji e ka gjykuar disa herë Tiranën, duke filluar nga sfidat më të lehta, deri në derbin e tretë me Partizanin. 

Kukësi-Skënderbeu do të gjykohet nga arbitra të FIFAs. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të dërgojë në stadiumin “Kamza”, atje ku sot në orën 16:00 do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale mes verilindorëve dhe korçarëve, Eldorian Hamitin.

Kryesori nga Kolegjiumi i Lezhës do të ketë asistencën e dy ndërkombëtarëve, Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha./panoramasport


TË NGJASHME