HomeSport

Gjysmëfinalja e parë e “Copa America”, Brazili sfidon Argjentinën

Copa America“, ka hyrë në fazën emocionuese të gjysmëfinaleve dhe përballja e parë e gjysmëfinaleve, është pikërisht, ajo që konsiderohet si ‘El Clasico” e futbollit amerikano-jugor. BrazilArgjentinë është gjysmëfinalja e parë e “Copa America”, që pritet ti risjellë shkëlqimin dhe spektaklin këtij kompeticioni.

Të martën në Belo Horizonte, Brazil-Argjentinë, pritet të dhurojë spektakël për të gjithë futbolldashësit. Veç sfidës interesante, në lojë është edhe supremacia kontinentale, Uruguaji që ka fituar 15 herë këtë kompeticion është eleminuar dhe është rasti ideal për Brazilin të barazojë numrin e fitoreve të këtij turneu. Brailiznët kanë 14 fitore në “Copa America”, kurse pas tyre vjen Argjentina me 8 trofe.

Fakt interesant rreth kësaj sfide, është se do të zhvillohet në të njëjtin stadium ku Brazili u turpërua nga Gjermania në Kupën e Botës 2014, pasi u mposht me rezultatin 7-1. Ajo humbje, simbolizon periudhën më të errët të futtbollit brazilian Megjithatë sfida ndaj Argjentinës është gjithmonë magjike, ndaj edhe këtë radhë pritet që sfida të jetë e rivalizuese dhe spektakolare.


TË NGJASHME