HomeSport

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë, Juventus dhe Ronaldo gjunëzojnë Inter

Juventus është fitues i ‘betejës’ së parë me Inter në sfidën e zhvilluar në kuadër të Kupës së Italisë. ‘Zonja e Vjetër’ arriti të triumfojë me rezultatin 2-1, ku diferencën e bëri ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Sfida nisi e ekuilibruar, por ishte Inter me Lautaro Martinez që në minutën e 9 zhbllokoi shifrat për 1-0. Megjithatë, avantazhi i zikaltërve do të vazhdonte deri në minutën e 26, kur Ronaldo do të shndërronte në gol një penallti.

Pjesa e parë nuk do të mbyllej këtu, pasi vetëm 10 minuta pas golit të barazimit, Ronaldo do të gjente sërish rrugën e rrjetës duke përfituar nga një mosmarrëveshje mes mbrojtësve të Inter dhe portierit Handanovic. Me rezultatin 2-1 u mbyll pjesa e parë.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar edhe në 45 minutat e dyta. Juventus hedh një hedh hap drejt finales së Kupës, kurse Inter shpreson në një fitore pas dy javesh në ndeshjen tjetër në “Juventus Stadium”.


TË NGJASHME