HomePolitikë

Glauk Olldashi: Dëshiroj të ndjek gjurmët e babait tim në politikë

Djali i të ndjerit Sokol Olldashi në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com është shprehur se dëshira e tij është të ndjekë gjurmët e babait të tij në politikë. 19 vjecari, Glauk Olldashi që aktualisht vazhdon studimet në Angli në degën Ekonomi politike tha se pas studimeve do të kthehet në Shqipëri, për ti hyrë impenjimit të politikës.

Pjesë nga intervista:
Ju jeni djali i njërit prej liderëve historikë të Partisë Demokratike, që ka humbur tragjikisht jetën në një aksident rrugor. Le ta nisim nga jeta juaj aktuale: Ku banoni dhe me çfarë merreni saktësisht?

Fillimisht dua t’ju falenderoj per ftesën. Aktualisht banoj në Angli dhe po vazhdoj studimet në degën Ekonomi Politike.

Deri më sot, ju nuk keni ndërhyrë kurrë në debatin politik shqiptar. Kur e pranuat këtë invervistë, u befasova t’iu dëgjoja të shpallnit synimin për të zbritur në fushë. Çfarë keni saktësisht ndër mend dhe si mendoni ta konkretizoni këtë angazhim tuajin në politikë?

Kjo është e vërtetë. Gjithmonë e kam pasur politikën pasion dhe e kam ndjekur nga afër ndonëse nuk jam prononcuar publikisht. Arsyeja pse kam vendosur të angazhohem politikisht është për shkak të situatës delikate në të cilën ndodhet Shqipëria sot. Gjithashtu e shoh të udhës që brezi i ri të angazhohet për të ofruar zgjidhje të reja problemeve të vjetra që e kanë shoqëruar vendin tonë. Në politike fjala është shprehje e mendimit dhe ajo vjen pas tij. Babai im e kishte vërtet këtë armë dhe ngelet për t’u parë nëse fjala ime ka apo do të ketë peshën e duhur në mjedisin politik shqiptar.

Konkretisht, ju mendoni të lini Londrën e të ktheheni të jetoni në Shqipëri, për t’u angazhuar direkt në jetën politike shqiptare?

Kam pasur gjithmonë në plan që të kthehem në Shqipëri pas studimeve. Situata e tanishme politike në vend padyshim më ka shtyrë edhe më shumë që ta konkretizoj këtë vendim.
Kjo është një ide që e bluani prej kohësh? Dhe përse keni vendosur pikërisht tani ta hidhni këtë hap?
Sinqerisht, nuk e di se sa duhet të jem i vërtetë tek kjo përgjigje. Nuk është një ide, apo mendim …është një ndjesi, që duhet të ketë qenë kaherë brenda meje, edhe pse nuk e kam ndarë me shumë njerëz. Besoj se është një kombinim i situatës politike dhe pasionit tim të hershëm

Keni biseduar për këtë ide me nënën dhe familjen tuaj? Çfarë mendojnë ata?

Padyshim që e kam biseduar me ta dhe kam mbështjetjen e tyre të plotë për të kontribuar në sferën politike shqiptare.

Keni mbajtur dhe keni kontakte me miq të babait tuaj? Me kë në mënyrë të veçantë? Dhe çfarë mendojnë ata për projektin tuaj?

Po kam ruajtur marrëdhënie miqësore me cilindo mik të babait tim.

 


TË NGJASHME