HomeSport

“Goal.com” zgjedh më të mirët e Premier League, mungon Salah

Plot 98 pikë arriti të grumbullojë Manchester City, një pikë më shumë se Liverpool dhe kaq mjaftoi që ‘The Citizens’ të shpalleshin kampionë të Premier League, për këtë sezon. Portali i njohur ‘Goal.com’, ka përzgjedhur edhe formacionin më të mirë të sezonit 2018-2019 në Premier League. Dominojnë lojtarët e Manchester City me 6 futbollistë, të ndjekur nga Liverpool me 4 dhe Chelsea me vetëm 1 futbollist.

Nga ekipi i Pep Guardiolës. janë përzgjedhur: Portieri Ederson, mbrojtësi Aymeric Laporte, mesfushorët Fernandinho dhe Bernardo Silva dhe sulmuesit Sergio Aguero dhe Raheem Sterling. Liverpool përfaqësohet nga treshja e mbrojtjes:Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk dhe Andy Robertonson si dhe sulmuesi Sadio Mane.

Ndërsa nga ekipi i Chelsea, është përzgjedhur vetëm anësori belg Eden Hazard. Në 11-shen më të mirë të përzgjedhur nga ‘Goal.com’, mungojnë futbollistë si Mohammed Salah, apo Pierre-Emerick Aubameyang.


TË NGJASHME