HomeModa

Goca, kini kujdes! Këto janë gabimet që bëni gjatë grimit

Mos aplikoni kurrë fondatinën në lëkurë të thatë: Shumë gra bëjnë gabim kur aplikojnë fondatinën në lëkurë plotësisht të thatë.

Hapi i parë është të vihet hidratuesi dhe herë pas herë fytyra të rifreskohet me hidratues në formë të lëngshme

Aplikimi i buzëkuqit mat në buzë të thata: Nëse buzët tuaja do të duken me viza dhe pas vendosjes së një buzëkuqi kjo do të thotë që ato kanë qenë shumë të pahidratuara dhe zgjedhja e një buzëkuqi mat është zgjidhja më e gabuar.

Gjëja më e mirë që mund të bëni është shtimi i një zbutësi buzësh përpara se të vendosni buzët e kuq.

Mos ndërrimi i fondatinës kur rritesh në moshë: Ndërsa ju rriteni, shumë gjëra ndryshojnë – duke përfshirë elasticitetin e lëkurës tuaj.

Kjo do të thotë se fondatina që keni përdorur kur ishit më i ri mund të nxjerrë në pah zona të fytyrës që kanë ndryshuar.

Mos përhapja e tualetit në pjesën e qafës: Shumë gra harrojnë që pjesa tjetër e lëkurës e dukshme është dhe qafa.

Ky zakon i keq krijon një ndarje të shëmtuar dhe të dukshme.

Ndaj nëse jeni duke përdorur fondacion të lëngët ose pluhur, mos harroni të aplikoni disa prej tyre në pjesët e poshtme të fytyrës tuaj deri në mes të qafës tuaj.


TË NGJASHME