Botë Lajme Lajmi i Fundit

Goditen dy banda mafioze, 500 të arrestuar

Goditje për mafien në dy operacione të Policisë italiane kundër klanit Stidda që çuan në arrestimin e disa personave në të gjithë Italinë, raportojnë mediat italiane.

Operacioni i parë u finalizua me arrestimin në disa provinca italiane të 70 personave dhe sekuestrimin e 35 milione eurove.

Prokuroria e Brescia kishte kryer hetime ndaj një organizate mafioze e quajtur Stiddara me seli në Brescia, e cila ka goditur rëndë sektorë të ndryshëm ekonomik permes kredive false qe shkojne në dhjetëra miliona euro.

Organizata e quajtur Stidda, perdorte teknika mafioze, dhe e “shiste” veten të aftë për një “metamorfozë evolucionare”.

Në Gela, nga ana tjetër, u arrestuan “kokat” dhe vartesit e bandës Di Giacomo. Sipas hetuesve organizata ‘Stiddà përpiqej të kishte kontrollin e gjithe territorit.

mafia

Pesëqind burra të armatosur ishin gati për të filluar një luftë të re mafioze.

Pas zbardhjes së qindra orë përgjimesh, hetuesit kanë konstatuar se banda Di Giacomo kishte një potencial “ushtarak” të përbërë, saktësisht, nga 500 njerëz.

“Pesëqind luanë”, siç thirreshin mes tyre gjatë thirrjeve telefonike të përgjuara, të cilat ishin të gatshme për të hyrë në veprim me sinjalizimin e parë të drejtuesve.

Related posts

Tentoi të kalojë kufirin me dokumente false, arrestohet vlonjati

Xhensila Gotanews

Braimllari te Unaza e Re: Projekti i Ramës…

Mila

“E ëma e shiti për 500 dollarë”, e vërteta tronditëse e Demi Moore

alba
Na Kontaktoni!