HomeSociale

Goditën me dorezë metalike një person/ Arrestohet i riu, vëllai i tij…

Paraditen e sotme në Lushnje një 21-vjeçar është arrestuar , ndërsa vëllai i tij 19-vjeçar është proceduar penalisht, pasi akuzohen se kanë goditur një person.

Sipas policisë të dy vëllezërit janë konfliktuar, për motive të dobëta, me një person me inicialet L.Z, ku gjatë këtij konflikti 19-vjeçari ka goditur shtetasin L.Z me një dorezë metalike.

Shtetasi L.Z  ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Njoftimi i plotë i policisë:

Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.T, 21 vjeç, banues në Lushnje.

Gjithashtu filloi procedimi penal për vëllain e tij, shtetasin F.T, 19 vjeç.

Të dy vëllezërit janë konfliktuar me shtetasin L.Z, 54 vjeç, ku gjatë këtij konflikti shtetasi  E.T duke u nisur nga motive të dobëta ka qëllur shtetasin L.Z me një dorezë metalike (përforcues grushti) e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi L.Z  ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Lushnjes dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën .

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhim, mbajtja  apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.


TË NGJASHME