HomeSociale

Goditet disa herë me thikë 50-vjeçari, detajet e para

Në fshatin Ngurrëz e Vogël një konflikt mes dy personave ka degjeneruar në përdorimin e thikës, 

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar me iniciale T. D., 74 vjeç.

Mësohet se autori për motive të dobëta ka goditur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

NJOFTIMI 

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, pas njoftimit të marë se në fshatin Ngurrëz e Vogël ka pasur një konflikt mes 2 shtetasve, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe bën arrestimin në flagrancë të shtetasit:

T. D., 74 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Ngurrëz e Vogël, për motive të dobëta ka goditur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori ka goditur shtetasin I.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

K.S.GotaNews


TË NGJASHME