HomeLajmi i Fundit

Goditet mafia në Itali, arrestohen 70 persona

policia italiane

Policia italiane ka përfunduar me sukses një operacion të madh antimafia, duke arrestuar gjithsej 69 persona në të gjithë Italinë. Të gjithë akuzohen si pjesëmarrës në organizatë mafioze.

Guardia Di Finanza gjithashtu ka sekuestruar 35 milionë euro. Operacionet dhe hetimi u koordinuan nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike Brescia, e cila konstatoi funksionimin e një bande mafioze të tipit Stiddara me qendër në qytetin Lombard.

“Janë gjithsej dyqind persona – shpjegoi kryeprokurori i Brescia, Carlo Nocerino – personat nën hetim në kontekstin e këtij hetimi delikat që zgjati dy vjet dhe filloi në tetor 2017. Gjyaktësi i çështjes ka lëshuar gjithsej 70 urdhëra ndalimi, disa me burg e disa me qëndrim në shtëpi.

Bëhet fjalë për një hetim kompleks dhe të artikuluar, i cili është i ndarë në tre faza hetimore, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo e krimit të organizuar. Ekzistojnë tre linja hetimi dhe më e rëndësishmja është ajo e krimit të organizuar: gjithsej 13 persona, të gjithë të lidhur me territorin e Brescia, janë akuzuar për krimin e shoqatës së tipit mafioz.