HomeLajme

Goditet rrjeti i trafikut të drogës, arrestohet shqiptari

Policia e Shteti bën me dije se ka goditur një rast tjetër të veprimtarisë kriminale në fushën ë narkotikëve. Në bashkëpunim të ngushtë me autoritete italiane tre persona janë arrestuar, një shtetas shqiptar në Durrës dhe dy të tjerë në shtetin italian.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Transportuesi 2018”, i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane. Operacioni në të njëtjën orë në Itali dhe në Shqipëri. Arrestohet në Durrës një shtetas shqiptar dhe arrestohen në Itali dy shtetas italianë.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të zhvilluara mes Policisë së Shtetit dhe partnerëve, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, autoriteteve policore italiane dhe misionit INTERFORZA, u zhvillua operacioni i përbashkët policor i koduar “Transportuesi 2018”.

Ky operacion pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në Itali dy shtetas italianë si dhe u krye arrestimi në Durrës, me qellim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit shqiptar E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës.

Vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal. Policia e Shtetit edhe këtë herë tregoi profesionalizëm dhe vendosmëri për të bashkëpunuar me partnerët në luftën pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe terroizmit.


TË NGJASHME