HomeSport

“Goditja” e merkatos, Kukësi pranë zyrtarizimit të Aurel Demos

Kukësi është drejt firmës me mbrojtësin e Luftëtarit Aurel Demo. Kryesuesit e Kategorisë Superiore, këtë merkato janari si asnjëherë më parë nuk kanë bërë asnjë afrim të ri në ekip, teksa kanë larguar disa lojtarë. Kitansovski, Daku dhe Camara nuk janë më pjesë e kuksianëve dhe trajneri Shpëtim Duro po mendon për afrime të reja.

Aurel Demo duket se do të jetë afrimi i parë, me 23 vjeçarin që kërkon “lirinë” nga Luftëtari. Lojtari kërkon rrogat e prapambetura dhe për këtë shkak e ka paditur klubin ku luan aktualisht në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së, nga ku pret dritën jeshile për t’iu bashkuar Kukësit si transfer i lirë. Nëse lojtari ia del të fitojë “lirinë”, pritet të jetë afrimi më i ri i Kukësit.


TË NGJASHME