HomeSport

Goditje për Kosovën, dëmtohet sulmuesi kryesor i ekipit

Kosova, do të zhvillojë dy ndeshje mjaft të rëndësishme në kuadër të “Euro 2020”. Ndeshja direkte ndaj Çekisë dhe ndeshjen e fundit ndaj Anglisë. Në këto dy ndeshje, trajneri i Kosovës Challandes do të përballet me mungesën e sulmuesit kryesor të ekipit Vedat Muriqi.


SIpas një njoftimi të FFK-së, Muriqi ëshë dëmtuar gjatë një ndeshjeje me Fenerbahce dhe pritete të mungojë në të dyja sfidat e “Euro 2020”.

Muriqi është një humbje e madhe për Kosovën, teksa ishte duke kaluar dhe nëj superformë duke shënuar dhe një dopietë në fundjavë.

“Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Çekisë, më 14 nëntor në Plzen dhe kundër Anglisë, më 17 nëntor në Prishtinë. Përkundër përpjekjeve maksimale dhe dëshirës së madhe të futbollistit për t’i ndihmuar bashkëlojtarët në këto ndeshje të rëndësishme, pas ekzaminimeve të bëra mjekësore dhe konsultimeve edhe me ekspertë të kësaj fushe në Zvicër ka rezultuar që paraqitja e tij është e pamundshme të ndodhë. Për çdo ndryshim eventual në gjendjen e futbollistit do t’iu informojmë me kohë”, shkruan në njoftim FFK-ja.


TË NGJASHME