HomeShowbiz

Golden Globes,çfarë veshën yjet në tapetin e kuq?

Pas ndarjes së çmimeve, e dyta që na intereson më shumë janë veshjet. Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq të Golden Globes dhe cilat ishin tendecat e këtij viti, i shohim më poshtë!

Thandie Newton,ylli i ‘Westworld’, solli pamjen e saj të frymëzuar nga perëndimi, me një fustan të ‘Michael Kors’ për tapetin e kuq. E cilësuar si një ndër të veshurat më mirë, duket sikur aktorja i përket grupit të njerëzve që mund të veshë ç’të dojë dhe të duket perfekt.

 

Kiki Layne me Christian Dior. Çfarë t’i shajmë këtij fustani?

Julia Roberts, e veshur me kostumin trup që mbrapa të jep përshtypjen e një fustani është konsideruar disi e pavendosur në zgjedhjen e saj të cilën ja besoi Stella McCartney-it.

Indya Moore

Zgjodhi të vishte një fustan si rrjetë peshqish në ngjyrë të argjendtë.

55555555.jpg

 

Emily Blunt

Me një prerje të lartë dhe një mbulesë asimetrike, kjo veshje ra shumë në sy dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

6666666.jpg

Kapelja më e famshme në tapetin e kuq ishte kjo e Janelle Monáe, e veshur me Chanel.

Sandra Oh me Versace!

Nicole Kidman me Michael Kors. Një fustan i tillë mund të të rrijë perfekt vetëm nëse je Nicole Kidman.

Lili Reinhart me Khyeli Couture.

Fustanin gjigand prej hirusheje, Lady Gaga ia besoi Valentino-s. Këngëtarja vendosi ta kombinonte atë me flokë blu!

Anne Hathaëay e veshur me Elie Saab.

Lupita Nyong’o me Calvin Klein.

Alison Brie me Vera Wang. Pavarësisht sa i bukur mund të jetë fustani, gjëja e parë që sytë shohin janë reçipetat, të cilat janë konsideruar si goxha zhgënjyese.

Gemma Chan me Valentino.

Penélope Cruz me fustanin e dizenjuar nga Ralph & Russo. Kjo pamje në fakt është e ngjashme me gjithçka Cruz vesh në tapetin e kuq.

Halle Berry mori vëmendjen e të gjithëve e veshur me fustanin Zuhair Mura.

/anabelmagazine.com

 

 


TË NGJASHME