Goli i ‘pamundur’, që i lë gojëhapur të gjithë

Mason Bennett arriti ta shënojë njërin ndër golat më të mirë të këtij sezoni, duke e pritur harkimin e Scott Malone. Bennett e shënoi një gol, duke e kombinuar stilin “volley” me atë gërshërë.

Portieri i Wiganit, Jamie Jones, tentoi ta ndalë këtë goditje akrobatike, mirëpo topi arriti ta prekë rrjetën e portës, duke u mahnitur të gjithë në stadium, por edhe ata që e shikuan këtë gol nga shtëpia.
“Goditja e Masonit ishte e mrekullueshme dhe hera e fundit që unë u ndjeva në këtë mënyrë është në finalen e Ligës së Kampionëve, kur Gareth Bale e shënoi atë golin në stilin gërshërë”, ka thënë Lampard, legjenda e Chelsea.Ky gol e barazoi rezultatin në këtë ndeshje dhe në minutën e 78-të, skuadra e Lampard e shënoi edhe golin e fitores, falë Scott Malone.
Excuse me WHAT?!? ???
Derby County's Mason Bennett with an early Puskas Award contender, surely.pic.twitter.com/LxxCYzWxxA
— FOX Soccer (@FOXSoccer) March 5, 2019