HomeSport

Goli ndaj Liverpoolit, Neymar vendos një tjetër rekord

Braziliani Neymar shënoi golin e dytë të Paris Saint Germain, në sfidën që francezët fituan me rezultatin 2-1 ndaj Liverpool it.

Me këtë gol, Neymar shkoi në kuotën e 31 realizimeve në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti brazilian me më shumë gola në këtë kompeticion.

Ai ka arritur të barazojë në këtë renditje ish yllin e Milanit dhe Realit të Madridit, Kaka, i cili është shkëputur tashmë nga futbolli.

Neymar ka pasur nevojë për 51 takime, që të çojë topin 31 herë në rrjetë, ndërsa Kaka ia ka dalë në vetëm 50 ndeshje.

Në vendin e tretë renditet Rivaldo me 27 gola në 73 ndeshje dhe më pas lista vijon me Mario Jardel dhe Giovani Elber me nga 25 gola.


TË NGJASHME