Kronikë Lajme

Gomone me drogë nga Shqipëria drejt Turqisë, policia greke në aksion

Një gomone e nisur nga Shqipëria dhe e ngarkuar me drogë ka tentuar të futet në ujërat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapësirën detare të Greqisë.

Operacioni po ndodh në Mitilini, ku marrin pjesë 10 skafe të policisë greke, 1 avion i FRONTEX dhe 1 helikopter i policisë greke.

Policia turke ka bllokuar futjen e gomones me 3 persona në ujërat e tyre. Gomonia është rikthyer në ujerat greke dhe po tenton ardhjen përsëri në Shqipëri. Snajperistët nga helikopteri kanë qëlluar disa herë por gomonia vazhdon të lundrojë.

Burime nga policia greke deklarojnë se është arritur të kapet njëra prej gomoneve më herët pasi trafikantët kanë pasur dy gomone. Ndërkohë po ndiqet tjetra.

Policia greke ka bërë të ditur se në gomonen e parë të bllokuar janë arrestuar 2 shqiptarë dhe një italian.

Related posts

Eva Murati për jetën private: “ Gabimi im i madh!“

Mila

‘Emrin në muzikë s’e kam blerë’, Genc Prelvukaj ka dy fjalë për kolegët

Xhensila Gotanews

Vangjel Dule: Zgjedhjet e 30 qershorit të padekretuara!

Mila
Na Kontaktoni!