HomeLifestyle

Good boy?! Ja pse nuk na tërheqin këta lloj meshkujsh

Ndërsa pyesim veten pse përfundojmë gjithmonë në krahët e të keqit dhe atë të mirin e çojmë diku nga fundi i listës së shokëve, renditëm të gjitha arsyet dhe për hir të së vërtetës do të zgjidhnim të keqin sërish e sërish e sërish.

Djemtë ndahen në dy kategori kryesore: të mirët dhe të këqijtë. Idealja mund të jetë një e mesme, por gjasat për të gjetur një të tillë janë më të pakta.

Djemtë e mirë duken të shtirur!

Po po. Janë shumë të mirë për të qenë të vërtetë. Askush s’mund të jetë aq i mirë, vetëm nëse janë shenjtorë. Ata impenjohen më shumë për të qenë të mirë sesa për të qenë të vërtetë dhe gratë instiktivisht nuk u besojnë. Çunat e këqinj janë të vërtetë dhe hapin letrat mbi tavolinë. Ata të mirët s’duan t’i menderosin gjërat dhe thjesht aktrojnë!

Të mirët nuk kanë respekt për veten

Ti mund t’i refuzosh 100 herë, të përplasesh tek ata në një moment dobësie dhe pastaj të rikthehesh tek ish-i dashuri dhe ata kurrë nuk do të thonë asgjë. S’e kuptojmë çfarë duan të arrijnë, mbase t’ju vrasin me mirësi? Nuk vendosin kurrë kufij apo të bëjnë kërkesa të vërteta. Një djalë i keq nuk të lejon ta shkelësh me këmbë apo ta kontrollosh. Sado të na pëlqejë të kemi gjërat nën kontroll, kur dikë e kemi në dorë, a nuk bëhet automatikisht shumë i mërzitshëm?

Janë kaq të parashikueshëm

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë jetë të mërzitshme dhe të parashikueshme, prandaj tërhiqen nga njerëz që janë pak më emocionues dhe plot të papritura. Djemtë e këqij janë gjithmonë një sfidë. Të mirët jo. I parashikueshëm + aspak emocionues = Preferoj një djalë të keq.

Duam një djalë të keq, sepse e kemi në gjak

Gratë janë krijuar për të ushqyer. Megjithatë në vend ta bëjnë këtë me fëmijët, përfundojnë duke e bërë me djemtë e këqij, me idenë se dashuria e tyre do t’i shpëtojë dhe mbase kthehen në djem më pak të këqij. Këta na pëlqejnë më shumë.

Vajzat duan të ndihen të dëshiruara

Djemtë e mirë janë të qetë, të urtë, s’do ta prishin gojën kurrë dhe po kaq të fjetur duket se janë edhe në ndjenja. Ata zor se mund të shprehin dashurinë e flaktë që presim të dëgjojmë dhe ndjejmë, sepse janë thjesht shumë racionalë në gjithçka që bëjnë. ‘Unë të dua dhe mund të jetoj pa ty, por zgjedh të mos e bëj’. Kush e thotë këtë? A mund të dëgjojmë një ‘o me ty o rashë e vdiqa?’

Djemtë e mirë janë të dobët

Ne duam një burrë të fortë në krah, fizikisht dhe emocionalisht. Kush e do një mashkull të pasigurtë? Djemtë e këqij na dërgojnë në mënyrë të pavetëdijshme mesazhin se nuk kanë frikë të humbin dikë nga sjellja e keqe. Ata të mirët janë gjithnjë të trembur se do të humbin vajzën që kanë në krah. Aspaaaaak tërheqëse.

Të mirët duan përkushtim

Mos na keqkuptoni, dhe ne e duam. Po dreqi ta hajë, s’mund të më prezantosh me tët ëmë në takimin e parë. Pimë një gotë, bëjmë seks kur të na teket, pastaj shohim e bëjmë.

Seksi nuk është njësoj

Gratë mendojnë se një djalë i mirë thjesht s’është i mirë në shtrat. Të krijojnë idenë se nuk mund të marrin kontrollin dhe të mbarojnë punë. I keqi nga ana tjetër duket sikur e di mirë çfarë bën, madje bën mirë të shkosh në dhomë me një bllok të vogël për të mbajtur shënime, se mund të ketë shumë për të të mësuar.

Të këqijtë janë seksi dhe mjeshtra të fjalës

Në djalë i keq duket seksi…sepse është një rebel i vogël. Ai ka vetbesim dhe kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme për t’u dukur tërheqës para të tjerëve. Ata e dinë mirë çfarë të thonë dhe kur ta thonë, ndërsa një djalë i mirë me siguri do të fillojë të belbëzojë derisa t’ja nxjerrësh ti fjalët nga goja.

Djemtë e këqij të bëjnë të ndihesh e mbrojtur

Një djalë i keq në krahë është një shpatull ku mund të mbështetesh. Duket sikur me të mund të shkosh deri në fund të botës me not dhe s’ke as pse shqetësohesh, sepse do të jetë ai komardarja jote. Të mirët pastaj…epo le të themi që sa aplikojnë ata kremin me mbrojtje ndaj rrezeve na kanë ngrënë piranjat.


TË NGJASHME